U fjalosën në gjellëtore, burri i shkon në shtëpi dhe e godet me thikë në shpinë në Obiliq

PUBLIKUAR

Një burrë ka therë me thikë një tjetër, pasi paraprakishit janë fjalosur në një gjellëtore. Rasti ka ndodhur në Obiliq.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE /Rr. Durrësi, Obiliq 23.02.2022 – 14:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar në një gjellëtore më pas kishte shkuar te shtëpia e viktimës dhe në oborr të shtëpisë e kishte goditë me thikë në shpinë. Viktima ka pësuar lëndime trupore, me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është në gjendje të rëndë shëndetësore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...

Haxhiu: Eliot Engel ngriti zërin për Kosovën kur bota heshtte

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu,...