U aksidentua para një jave në Skenderaj, vdes një fëmijë në spital

PUBLIKUAR

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur më 24 korrik 2025, në Skenderaj, ka përfunduar me pasoja fatale. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku po i drejtonin dy meshkuj, njëri shtetas i huaj dhe tjetri kosovar.

Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona – tri femra dhe tre meshkuj kosovarë – kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Fatkeqësisht, sipas raportit të fundit nga Policia e Kosovës, është konfirmuar se më 31 korrik 2025, njëra nga viktimat, fëmijë, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Policia arreston hajnat e pyllit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të drunjve në...

Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren

Bazuar në informata nga terreni, njësitet e Sektorit Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë...

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...