Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren

PUBLIKUAR

Bazuar në informata nga terreni, njësitet e Sektorit Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë kontrolluar disa hapësira depoje në Prizren, ku kanë gjetur duhan dhe cigare për të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.

Gjatë kontrollit janë evidentuar 791 kg duhan i grirë i paketuar, 85 kg duhan i grirë i papaketuar, 21,000 cigare “Marble” pa banderolë dhe 97,000 cigare me banderolë të Bosnjës dhe Hercegovinës, pa banderolë të Republikës së Kosovës. Gjithsej janë ndaluar 876 kg duhan dhe 118,000 cigare.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit e Doganës dhe prokurori kujdestar. Personi përgjegjës për hapësirat ku u gjet malli është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Malli është dërguar për ruajtje nën mbikëqyrje doganore, ndërsa rasti po trajtohet në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente.

SHIKO MË SHUMË

Kultivim i kanabisit në Isniq, Prokuroria kërkon paraburgim për një të dyshuar dhe arrest shtëpiak për tjetrin

Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e...

Komandanti i FSK-së priti në takim udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin...

E rëndë në Pejë: Fëmija dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës....