Bota e futbollit në zi. Legjenda braziliane e futbollit, Pele ka vdekur mbrëmë.
Ai vdiq në moshën 82-vjeçare, shkruan Gazeta Express.
Pele konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, ndërsa fitoi tri herë Kupën e Botës me Brazilin.
Legjenda e boksit, Mike Tyson e ka kujtuar kohën kur e kishte takuar Pelen për herë të parë.
“Isha 21-vjeçar duke e jetuar ëndrrën kur takova njërin nga më të mëdhenjtë. Ai ishte njeri i ngrohtë pa ndonjë gjë të keqe për askënd. Pusho në paqe”, shkroi Tyson.



