Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, e ka tërhequr një projektligj i cili do t’i falte burrat e dënuar për marrëdhënie seksuale me vajza të mitura, nëse ata do t’i martonin ato.
Vendimi i qeverisë turke vjen pak para se ky projektligj kontrovers të shkonte në votim përfundimtar në Parlament, i cili dominohet nga partia udhëheqëse AK, transmeton Express.
Ky projektligj ka nxitur protesta dhe dënim ndërkombëtar.
Sipas kritikëve, projektligji do ta legjitimonte përdhunimin dhe do të nxiste praktiken për t’u martuar me fëmijë.
Agjencitë e OKB-së i patën bërë thirrje qeverisë turke që të mos e aprovonte projektligjin, duke argumentuar se do ta dëmtonte aftësinë e vendit për të luftuar abuzimin seksual dhe martesën me të mitur.
Qeveria thotë se qëllimi kryesor është që të shfajësohen burrat e burgosur për shkak se ishin martuar me vajza të mitura me pajtimin e tyre apo familjeve të tyre.
Mosha legale martesës në Turqi është 18, por martesa me të mitura mbetet e përhapur./Express/
ë të njëjta dhe trajtohen njësoj, pavarësisht numrit të pjesëtarëve të atij religjioni.


