Turqi: Arrestohen 17 persona

PUBLIKUAR

Policia turke ka arrestuar 17 persona si pjesë e një operacioni kundër militantëve kurdë mëngjesin e sotëm.

Arrestimet janë bërë gjatë bastisjeve nëpër Stamboll, përfshirë edhe në zyrat e Partisë Demokratike Popullore të Kurdistanit (PPDPK), sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu

Të mbështetura nga helikopteri, ekipet kundër terrorizmit kanë bastisur zyrat e PPDPK në rrethinën e qendrës së Stambollit, Beyoglu, në orën 3.00 të mëngjesit.

Bastisjet erdhën pas shpërthimeve në dy qytete në juglindje të Turqisë, ku u vranë nëntë civilë dhe u lënduan dhjetëra të tjerë të mërkurën në mbrëmje, sipas forcave të sigurisë të cilat i mbajnë përgjegjës militantët e Punëtorët e Partisë së Kurdistanëve./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

MIT: Sot nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot nuk do të ketë kufizim...

Pas afro tri javësh në paraburgim në Serbi, lirohet Dukagjin Maxhuni

Është liruar Dukagjin Maxhuni, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 12 gusht...

Çeku ua fiton ‘zemrën’ sindikalistëve, Jashari me fjalë të mëdha për ministrin

SBASHK-u duket se po e sheh me sy tjetër Ministrinë e Arsimit. Kryetari i...