Turqi, aktakuzë kundër 99 gjeneralëve dhe admiralëve

PUBLIKUAR

Edhe formalisht, Turqia ka ngritur aktakuzë kundër 99 gjeneralëve dhe admiralëve në lidhje me tentim puçin e dështuar të javës së kaluar.

BBC raporton se presidenti turk, Tayyip Erdogan, është duke u takuar me komandantët besnikë dhe kabinetin e tij në Ankara.

Autoritetet turke u a kanë ndaluar të gjithë akademikëve që të udhëtojnë jashtë vendit, përderisa vazhdon spastrimi i punëtorëve shtetërorë të dyshuar për lidhjet e tyre me puçin e dështuar.

Më shumë se 50 mijë njerëz janë arrestuar, larguar nga puna apo suspenduar, përcjell Express.

Të gjithë ata janë të dyshuar për lidhjet e tyre me trurin e dyshuar të puçit, klerikun me bazë në ShBA, Fethullah Gulen – i cili e mohon çfarëdo përfshirje./gazetaexpress/

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...