Turma e shqiptarëve kanë zënë dyert e gjykatës ku do të gjykohet Ramush Haradinaj (Foto)

PUBLIKUAR

Sot kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj do të dal sot para gjykatës franceze në Colmar.

Në këtë seancë pritet të merret vendimi për lirimin apo ekstradimin e tij në Serbi, shkruan Indeksonline.

E për të përcjell seancën e sotme, shumë shqiptarë janë mbledhur para dyerve të gjykatës të cilët po presin lajme të mira për liderin Haradinaj.

Sipas fotoreporterit të Indeksonline, Blerim Uka, në Colmar sikurse edhe gjatë dy seancave të kaluara gjyqësore, nuk po mungojnë as personalitete nga Kosova që kanë shkuar enkas për Haradinajn.

Aty janë parë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe karateisti Enver Idrizi.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit në vitin 2004.

Gjykata franceze, në seancën e mbajtur më 9 shkurt, nuk vendosi përfundimisht për këtë rast, duke e lënë Haradinajn nën masën e lirimit me kusht dhe duke e shtyrë vendimin për datën 2 mars.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...