Tuna shet banesën në Prishtinë, në mes të thashethemeve për ndarje nga Patrisi

PUBLIKUAR

Ka disa javë tashmë që thashethemet për një ndarjen të Tunës dhe Patris Berishës po vazhdojnë

Derisa Tuna e ka larguar nga lista e miqve në Instagram Patrisin, ky i fundit e ka mohuar kategorikisht se nuk bëhet fjalë për ndarje në prononcimet që ka dhënë për media.

Por, derisa këto lajme kanë qarkulluar, Tuna në një njoftim shihet se ka qitur banesën e saj në shitje.

Banesa e saj është lajmëruar në një agjencia të shitjes se patundshmërive dhe është e madhësisë 58 metra katror, shkruan GazetaExpress.  

Kjo banesë ishte blerë në kohën kur Tuna gëzonte popullaritetin më të madh në trojet shqiptare dhe se ajo ishte në lidhje me Cozman.

Ndërkohë këngëtarja nëpër lajme është lajmëruar se do të rikthehet se shpejti me Dafina Zeqirin, me të cilën kishte një këngë tepër të suksesshme 10 vite më parë ku përpos tyre këndonte edhe “2po2”.

Thashethemet thonë se Tuna po jeton në Shkup kurse Patrisi në një lagje të kryeqytetit e jo në apartamentin e këngëtares.

Tuna është nënë e një djali bashkë me Patrisin.

Nuk dihet nëse këngëtarja ka vështirësi financiare apo thjesht dëshiron të ndahet përgjithmonë me kryeqytetin kosovar. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...