Tuchel i lumtur që do të punojë me “artistin”, Neymarin

PUBLIKUAR

Tuchel mezi pret që të punojë me Neymarin në “Parc des Princes”.

Trajneri i ri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, insiston se Neymar është “artist” dhe se lojtari më i mirë në botë ka nevojë për “trajtim special”.

Tuchel u prezantua këtë të diele në Parc des Princes, duke nënshkruar kontratë 2 vjeçare, i cili do të zëvendësojë të shkarkuarin, Unai Emery.

Gjermani ka treguar se tashmë është takuar me njeriun më në qendër të vëmendjes aktualisht, Neymarin.

“Jam takuar me të, të dielën e kaluar, ishte takim shumë i mirë. Ai është artist, lojtar i jashtëzakonshëm, një ndër më të mirë në botë”, tha Tuchel, që së fundmi ka drejtuar Borussia Dormtundin dhe ka qenë i lirë pothuajse një vit.

“Artistët janë lojtarë special, kanë nevojë për trajtim special, është kuptim i përbashkët”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...