Trump: Emigrantët, të gjithë në “skaner” – reagon Clinton

PUBLIKUAR

Kandidati republikan për president, Donald Trump ka deklaruar se nëse zgjidhet do të ngrejë një mekanizëm “verifikimi ekstrem” për emigrantët.

Në një fjalim të mbajtur në Ohajo, kandidati publikoi planet e tij për të luftuar ekstremizmin islamik, duke e vënë theksin tek një test i ri skanimi për të ardhurit në Shtetet e Bashkuara.

Konkretisht, aplikantët do të testohen për të përcaktuar nëse ndajnë të njëjtat vlera liberale perëndimore sa i takon tolerancës fetare dhe LGBT-së.

Rivalja demokrate e Trump, Hillary Clinton e kritikoi me përçmim planin e miliarderit, duke e etiketuar si një “dredhi cinike”.

“Kjo e ashtuquajtur “politikë” nuk mund të merret seriozisht. Si ka fytyrë Trump të dalë me një propozim të tillë kur ai vetë kundërshton barazinë martesore, ndërsa bashkëpunëtori i tij Mike Pence firmosi ligjin anti-LGBT në Indiana?”, u shpreh Clinton.

Sipas planit të zotit Trump, emigrantët nga vende me histori terrori do të largohen, por ende nuk dihet se cilat janë këto vende. Në fjalimin e tij, ai nuk foli për strategjinë që do të ndjekë për të mposhtur Shtetin Islamik. /TCH/

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...