Trump e përsërit thirrjen për ndalesën e hyrjes së myslimanëve në SHBA

PUBLIKUAR

Kandidati republikan për president, Donald Trump, i cili praktikisht e ka siguruar nominimin për zgjedhjet presidenciale amerikane, duke komentuar sulmin më vdekjeprurës në historinë e Shteteve të Bashkuara, është shprehur në mënyrë agresive ndaj liderëve të Partisë Demokratike dhe myslimanëve.

Trump, i cili më parë pat propozuar ndalesë të përkohshme të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, dje i është kthyer këtij propozimi, disa orë pasi 50 vetë u vranë nga një person i armatosur në një klub homoseksual të natës në Orlando të Floridës.

Në rrjetin Twitter ai ka shkruar se ka pasur të drejtë me vërejtjet e tij për “terrorizmin radikal islamik”.

Mëtutje ai ka theksuar se “Ajo që ka ndodhur në Orlando është vetëm fillim. Udhëheqja jonë është e butë dhe joefektive. Unë kanë kërkuar ndalesën. Duhet të jetë ashpër”, transmeton Rel.

Trump i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Barack Obama, të paraqes dorëheqje dhe që Hillary Clinton të tërhiqet nga gara për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...