Tronditet Real Madrid, bombë afër stadiumit (Foto / Video)

PUBLIKUAR

Në afërsi të stadiumit ‘Drake’ në Los Angeles (UCLA) ka pasur një kërcënim me bombë

Mediat spanjolle kanë raportuar se në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles (UCLA), përkatësisht afër stadiumit ‘Drake’ ka pasur një kërcënim me bombë

Pikërisht në këtë fushë skuadra e Real Madridit është duke i kryer përgatitjet për sezonin e ri, përcjell Express.

UCLA ka njoftuar studentët që të evakuohen nga stadiumi, pasi në njërën nga fushat rekreative të kësaj shkolle është paralajmëruar se ka bombë.

Real Madrid ka të planifikuar stërvitjen e radhës në orën 10, sipas orës lokale. Por, mbetet të shihet nëse Los Blancos do të stërviten në këtë stadium, apo do të gjejnë ndonjë vend  tjetër. /Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...