Tronditet La Liga, kjo ndeshje e kurdisur (Video)

PUBLIKUAR

Presidenti i La Ligas spanjolle, Javier Tebas, ka dhënë një deklaratë bombastike duke treguar se ndeshja në mes të Levantes dhe Zaragosas ishte kurdisur.

Tebas, që është kreu i Lidhjes Profesionale të Futbollit në Spanjë, ka këmbëngulur që sfida Levante-Zaragoza e edicionit 2010/2011, ka qenë e kurdisur.

“Levante-Zaragoza ishte e manipuluar. Ajo që ka ndodhur është e mjaftueshme për të siguruar një dënim ligjor”, deklaroi Tebas.

“Unë e di të vërtetën. Tani i mbetet organeve shtetërore të thonë fjalën e tyre”, shtoi ai.

Ju kujtojmë që Levante-Zaragoza ka qenë ndeshja e fundit për sezonin 2010-2011 dhe është dyshuar edhe më herët për manipulim.

Ndeshja kishte përfunduar në të mirë të mysafirëve me rezultat 2-1. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...