​Tronditëse në Llap, i mituri qëllon aksidentalisht vëllanë 10-vjeçar me kallash

PUBLIKUAR

Një fëmijë 10-vjeçar është plagosur me armë zjarri të premten në Podujevë, por ndodhet jashtë rrezikut.

Sipas raportit të Kosovës, një qytetar ka njoftuar se ai i mitur kishte marrë një armë AK-47. Gjatë manipulimit me armën, i mituri kishte shkrepur një fishek, i cili kishte goditur vëllain e tij 10-vjeçar.

Fëmija i plagosur është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një karikator dhe 20 fishekë.

“Ankusi mashkull kosovar, ka informuar se nipi i tij i mitur ka marur armën AK-47 dhe gjatë manipulimit ka shkrepur një fishekë dhe predha ka goditur vëllaun e tij fëmijë 10 vjeçar. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Gjatë kontrollit të shtëpisë në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me një karikator me 20 copë fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i departamentit për të mitur i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si më lartë, ndërsa i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

“Mos u shqetësoni”, Prishtina teston sot alarmin publik

Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, ka njoftuar qytetarët se sot,...

Ngacmoi seksualisht një grua dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i dyshuari

Policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht...

Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për takimin e tij me...