Trondit Klopp: Mos u çuditni nëse pensionohem pas 2 vjetëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Jurgen Klopp ka habitur duke deklaruar se mund të pensionohet nga puna e trajnerit në dy apo tri vjetët e ardhshme.

Klopp u emërua trajner i Liverpoolit në vitin 2015, pas një periudhe të suksesshme me Borussia Dortmund, ku e fitoi Bundesligën dy herë, dhe ka kontratë deri më 2022, transmeton Gazeta Express.

Gjermani është shndërruar në njërin prej trajnerëve më të mirë në botën e futbollit dhe sezonin e kaluar e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë me Liverpoolin.

Stili i futbollit të guximshëm dhe eksitues i Klopp dhe presioni i lartë që skuadrat e tij ushtrojnë ndaj kundërshtarëve, i kanë argëtuar tifozët e Dortmundit dhe Liverpoolit njëlloj, derisa skuadrat rilave gjithmonë e kanë pasur të vështirë të përballen me fuqinë sulmuese të ekipeve të tij.

Por, Klopp po mendon t’ia kthejë shpinën zejes së trajnerit më herët se tifozët e Liverpoolit do të dëshironin të ndodhte, në fund të marrëveshjes aktuale me të kuqtë.

Duke folur për Sport Bild, Klopp u pyet nëse një ditë do ta merrte drejtimin e Bayern Munich para se të bëhej trajner i Gjermanisë.

Ai bëri shaka për mënyrën sesi do të donte t’i jepte fund karrierës.

“Kjo është renditja sesi do të doja ta bëja unë. Së pari ekipi kombëtar, pastaj Bayerni, pastaj Dortmundi dhe mandej Liverpooli përjetë”, bëri shaka Klopp.

“Nuk ia kam idenë, megjithatë. Vërtet nuk e di. Shpresoj se në dy apo tri vjetet e ardhshme do të vazhdoj kështu. Pastaj do të vendos. Çdo gjë është e mundur. Është e mundur që do të pensionohem, ka mundësi. Nuk e di nëse do të ndodhë kështu apo jo”, theksoi Klopp. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...