Tri rreziqet për Kosovën

PUBLIKUAR

00_12_1408860023907451781
Terrorizmi, situata e ndjeshme në veri, si dhe revoltat sociale janë tri rreziqet e mundshme që i kanosen Kosovës në aspektin e sigurisë. Këto rreziqe i kanë identifikuar drejtues të institucioneve të rendit, ndërsa i konfirmojnë edhe raportet e organizatave joqeveritare që merren me çështjet e sigurisë.
Arrestimi i më shumë se 40 kosovarëve javën e kaluar nga policia me dyshimin se janë të përfshirë në aktivitete terroriste dhe nxitje të urrejtjes fetare, krimet e shumta ordinere dhe aksidentet e shpeshta tragjike në komunikacion, kanë shtuar frikën në opinion nëse shteti i ri po shkon duke u bërë vend i pasigurt për të jetuar, shkruan Koha Ditore.Aq më tepër, kur siç vlerësojnë ekspertë të fushës së sigurisë, Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe teknike që të përballet dhe të trajtojë sfidat e rreziqet e sigurisë që e kanosin.

Armend Muja, njohës i çështjeve të sigurisë, konsideron se Kosova për t’u përballur me rreziqe të tilla i duhet të ndërmarrë një sërë hapash në të cilët ka ngecje.

Ai vlerëson se ballafaqimi me këto sfida mund të bëhet pasi që të shënohet përparim në disa sfera që lidhen me rritjen e mirëqenies shoqërore, ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm demokratik, inkuadrimin në organizatat euroatlantike të sigurisë, ndërtimin e një aparati respektiv të sigurisë, si dhe rregullimin e shkollimit fetar në harmoni me dispozitat demokratike.

 

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...