Tri komunat ku kandidatët fituan me rezultat bindës në Balotazh

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar faza e dytë e zgjedhjeve për kryetarë komunash.

21 komuna dolën përsëri te kutitë e votimeve për të zgjedhur mes dy kandidatëve, shkruan Indeksonline.

Diferenca më e thellë u krijua në komunën e Fushë Kosovës. Burim Berisha i cili në rundin e parë nuk fitoi për disa dhjetëra votash, në balotazh krijoi diferencë të qartë.

Kandidati i LDK-së mori 66.04% ndërsa kundërkandidati nga Vetëvendosja, Enver Bajçinca mori 33.96%.

Diferencë e ngjashme ndodhi edhe në Rahovec.

Kandidati i AAK-së, Smajl Latifi fitoi 65.32% derisa ai i Vetëvendosjes fitoi 34.68%.

Në Obiliq, Xhafer Gashi ka fituar 61.41% derisa Halil Thaçi i Vetëvendosjes mori 38.59% të votave. /IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...