Tri klubet e mëdha po iu afrohen Ronaldos, agjenti po punon për të gjetur një zgjidhje

PUBLIKUAR

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, raportohet se është ende duke punuar për një zgjidhje, e cila do t’ia mundësonte klientit të tij largimin nga Manchester United këtë verë.

E ardhmja e sulmuesit portugez është ende e paqartë, derisa ai është duke e kërkuar largimin nga “Old Trafford”, transmeton Gazeta Express.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka thënë se agjenti i Ronaldos, Mendes është ende duke “punuar për një zgjidhje”. Ai mohoi një interesim nga ish-klubi i lojtarit, Sporting Lisbona.

“Nuk ka asgjë që po ndodh me Sporting – kjo histori ishte një lajm i rremë. Situata ka mbetur në thelb e njëjtë në 20 ditët e fundit: Cristiano dëshiron të largohet, Erik ten Hag pret të ketë një bisedë me të në përpjekje për t’ia ndryshuar mendjen”, ka shkruar Romano në rubrikën e tij për “Caught Offside”.

“Manchester United pret përgjigje nga Cristiano për të kuptuar se kur mund të kthehet në stërvitje, por Jorge Mendes vazhdon të punojë për zgjidhjet: Atletico Madrid, Bayern Munich dhe Chelsea janë afruar, por ende nuk ka zhvillime”, shkroi gazetari italian.

Së fundi u raportua se Manchester United do të pranonte që 37-vjeçari të largohej në formë huazimi për sezonin 2022/23, me kusht që ai të nënshkruante një zgjatje të kontratës deri në vitin 2024.

Edhe trajneri te “Djajtë e Kuq”, Erik ten Hag, ka insistuar vazhdimisht se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk do të largohet.

Megjithatë, Ronaldo ende nuk ka filluar stërvitjet me skuadrën angleze dhe gjasat besohet se janë më të mëdha që ai të largohet. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...