Tri klubet e mëdha evropiane në garë për Dembelen, i cili ka mbetur lojtar i lirë

PUBLIKUAR

E ardhmja e Ousmane Dembeles është ende e paqartë.

Sulmuesi francez është lojtar i lirë, pasi atij i skadoi kontrata zyrtarisht me Barcelonën më 30 qershor, transmeton Gazeta Express.

Derisa spekulohet ende se Dembele mund të rinovojë kontratën me Barçën, për të interesim kanë shprehur disa nga klubet e mëdha evropiane.

“Marca” ka raportuar se Chelsea, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germaini po bëjnë presion për të nënshkruar me francezin.

Sipas gazetës spanjolle, Chelsea është klubi që po e kërkon më shumë Dembelen, pasi trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel, ka punuar me lojtarin te Borussia Dortmundi.

Në anën tjetër, 25-vjeçari thuhet se dëshiron që e ardhmja e tij të zgjidhet më shpejt.

Nuk përjashtohet mundësia që Dembele të mbetet në “Camp Nou”, por problemet financiare të Barcelonës mund ta “detyrojnë” atë të largohet. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...