“Tri arsyet pse po ikin mjekët nga Kosova”, profesori Dreshaj flet në detaje

PUBLIKUAR

Deputeti Shemsedin Dreshaj ka treguar tri arsyet pse mjekët e lënë punën në Kosovë. Ai ka thënë se Kosova ka rënie të natalitetit dhe se shpreson që së paku në regjistrimin e popullsisë të jenë së paku 1 milionë e 500 mijë banorë.

“Në vitin 2000 ka pasur 40 mijë lindje. Ndërsa në vitin 2021, 19,400 lindje. 100% zvogëlim pra”, tha ai.

“Vetem vitin e kaluar kanë ikur 114 mijë të ri”, shtoi ai.

Tutje ai tregoi edhe se çfarë shkruajnë profesionistët shëndetësor në momentin kur lëshojnë vendin dhe shpjegojnë arsyet.

“Kushtet e punës është aryseja e parë. Shkollimi jo adekuat në specializim. Dhe e treta është paga jo e duhur. Pse i përmendi këto të trija. I përmendi pasi ku kemi mundësi të ndihmojmë këtu. Në kushte të punës? Po. Kemi suficit. Shëndetësia të jetë prioritet. Arsimi të jetë prioritet. A kemi mundësi t’i përmirësojmë këto? Po. Unë vet kam qenë student në Prishtinë dhe kam qenë si student në universitetet më të mira të botës. Është e mundshme pra”, tha ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...