Trepça ‘89 – Prishtina pa fitues, Feronikeli i pandashëm

PUBLIKUAR

 superliga_2884

Derbi i Superligës mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës ka përfunduar baras. Kurse, Ferronikeli ka arritur ta nxjerr një pikë në Pejë sikurse Trepça në Gjilan.

Ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës, e zhvilluar në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës, ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2.

Vendasit e kanë nisur mirë takimi duke kaluar në epërsi qysh në minutën e dytë me golin e Drilon Musës. Por, Prishtina arrit ta rikthej shpejtë rezultatin në favor të vetin.

Në minutën e 16-të, Liridon Latifi barazoi rezultatin 1:1, derisa i njëjti lojtarë në minutën e 29-të kaloi bardh e kaltrit në epërsi 1:1, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Kurse, ekipin nga Mitrovica nga humbja e ka shpëtuar rezervistit Emin Baliqi, i cili arriti ta barazoj rezultatin në 2:2 në minutën e 64-të. Pas këtij barazimi, të dy skuadrat janë ngjitur në kuotën e 23 pikëve.

Besa – Feronikeli 1:1

Edhe ndeshja mes Besës dhe Feronikelit ka përfunduar pa fitues. Pjesa e parë ka përfunduar pa gola 0:0, derisa në të dytën janë shënuar dy gola.

Besa ka kaluar e para në epërsi 1:0 me golin e Mensur Durakut nga penalltia në minutën e 53-të, derisa mysafirët kanë barazuar gjashtë minuta pa përfunduar takimi me autogolin e Fidan Hasanit.

Pas këtij barazimi, Feronikeli ka përforcuar renditjen tabelore me 26 pikët të tubuara, derisa Besa tani ka 20 pikë.

Drita – Trepça 0:0

Fitues nuk kishte as në takimin mes Dritës dhe Trepçës. Ky takim ka përfundua pa gola 0:0. Pas këtij barazimi, të dy skuadrat janë ngjitur në kuotën e 13 pikëve.

 

Data: 09 Nentor 2014 15:00

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...