Treni vazhdon të jetë rrezik për qytetarët

PUBLIKUAR

20141106164305727620

Hekurudha që i dha jetë dhe e cila paraqet simbolin e qytetit të Ferizajt, paraqet rrezikun më të madh për jetën e qytetarëve, thuhet në një reagim të INPO-s.

“Rasti i fundit i aksidentit në fshatin Varosh, tregon qartë që autoritetet komunale nuk kanë bërë asnjë veprim për të vendosur masa sinjalizuese dhe mbrojtëse, në mënyrë që të parandalohen aksidentet dhe paraqet burimin e aksidenteve më të shpeshta”.

INPO thekson se të gjithë kryetarët e Ferizajt kanë premtuar ndërhyrje dhe projekte me të cilat do të zgjidhej ky problem.

“Arsyetimet për mungesë të fondeve për të dhënë zgjidhje paraqesin fshehjen e mungesës së seriozitetit në qasjen ndaj këtij problemi”.

Si masë emergjente, INPO kërkon nga Komuna e Ferizajt së bashku me Hekurudhat e Kosovës të vendosin masa sinjalizuese dhe mbrojtëse në vendkalimin e automjeteve dhe të njerëzve në fshatin Varosh.  /rtklive/

SHIKO MË SHUMË

Votimi me postë, KQZ jep informacionet e fundit për mërgatën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një sqarim për votuesit e regjistruar për votimin...

Abdixhiku për debatet Kurti-Lushtaku: Ne s’dimë me bo asi pune!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit...

KQZ: Votimi me postë do të fillojë më 21 maj

Komisioni Qendror i zgjedhjeve mbajti mbledhje, ku mori vendim për miratimin e ndryshimit dhe...