Për Hazardin, sezonin 2021/22 mund të jetë i fundit me fanellën e Real Madridit. Për dy sezone, për shkak të dëmtimeve të shumta, ai ka bërë vetëm 51 paraqitje dhe ka shënuar vetëm 5 gola.
Ish sulmuesi i Real Madridit, Fernando Morientes, beson se ky mund të jetë sezoni i fundit për Eden Hazardin për ta dëshmuar vetën në “Santiago Bernabeu”.
Legjenda e Los Blancos thotë se Reali është klub që duron shumë, pret, por gjithçka e ka një fund dhe po humbet durimi me Hazardin.
“Madridi di të jetë shumë i durueshëm me këta lojtarë. Ne e dimë që Hazard është shumë i mirë, por ndoshta do të ketë një moment kur Real Madrid do të duhet të marrë një vendim. Ky vit është një vit vendimtar për të dhe ai do të duhet të dëshmojë vlerën e tij. Ata kanë pritur dy vjet që ai të arrijë nivelin e tij më të lartë. Ky vit ka qenë një vit në të cilin klubi, tifozët dhe shokët e tij prisnin Hazardin më të mirë, por nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Real Madridi ndoshta do të vendosë që të mos e pres më”, tha Morientes. /Gazeta Express/


