Trëndafila e tortë të veçantë, Arbnora Ademaj befasohet nga miqtë për ditëlindjen e 33-të

PUBLIKUAR

Modelja dhe tashmë aktorja e njohur shqiptare, Arbnora Ademaj, feston sot (e hënë) ditëlindjen e 33-të.

Në ditën speciale mori urime të shumta nga miqtë, fansat e po ashtu edhe ndjekësit në rrjete sociale.

Asaj gjithashtu ia bënë edhe disa befasi, të cilat i ka shfaqur në llogarinë zyrtare në Instagram, ku numëron mijëra njerëz.

 

Në një postim që ka shpërndarë para pak orësh, ylli i “Kirik Hayatlar” dukej e lumtur ndërsa ishte rrethuar me trëndafila të kuq e tortë të veçantë.

“Urime ditëlindjen për mua. Faleminderit shumë për urimet e juaja, jam mirënjohëse që ndatë kohë për të më uruar, festofshim gjithmonë së bashku. Ju dua”, ka thënë Ademaj.

 

Urimet në hapësirën për komente kanë vazhduar përfshirë këtu edhe prej disa yjeve të estradës.

Arbnora përndryshe në vitin që lamë pas bëri debutimin në kinematografinë turke dhe tani një pjesë të madhe të kohës po e kalon atje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen...