“Trenat” me mallra nga Serbia që nuk ndalen

PUBLIKUAR

Shën Stefani u kthye të njëjtës rrugë që ishte nisur nga Beogradi. Bashkë me “të shenjtët” e tjerë serbë duket se kishin marrë “trenin e gabuar” për në Kosovën që nuk e njihnin si të pavarur.

Por larg binarëve, ku ishte përqendruar tërë vëmendja e institucioneve dhe qytetarëve, në heshtje rrugëve të asfaltuara kalonin kamionë plotë mallra për të mbushur dyqanet e kosovarëve.

Mielli, qumështi madje edhe uji për të shuar etjen kosovarët vjen me shumicë nga shteti prej të cilit Kosova u nda me luftë gati 18 vite më parë, shkruan Gazeta Fjala.

Produktet esenciale ushqimore, duke filluar nga pemët, perimet dhe ato të konservuara, janë mallrat më të importuar në Kosovë nga ky shtet.

Vetëm për gjashtë muaj, vjet janë importuar nga Serbia 429 milionë kilogramë mallra në vlerë 142 milionë euro.

Kështu, rreth 34 milionë kilogramë grurë janë futur në Kosovë veç për gjashtë muaj, misër afro 21 milionë kilogramë, si dhe 15 milionë kg të tjerë janë miell.

Sipas të dhënave të tregtisë së jashtme, mesatarisht çdo vit kosovarët dërgojnë në Serbi mbi 300 milionë euro për të blerë produkte ushqimore.

Të dhënat tregojnë se kosovarët zgjedhin para prodhimeve vendëse të qumështit ato me origjinë nga shteti fqinjë.

Përmes pikës kufitare të Merdares vjet deri në qershor është importuar djathë e gjizë në sasinë prej 38 mijë kilogramëve me vlerën e 82 mijë eurove.

Qumësht jo i koncentruar që nuk përmban sheqer shtesë apo ndonjë lëndë tjetër ëmbëltuese shtesë është futur në Kosovë në sasinë prej 1 milion litrave me afro rreth 602 mijë euro, shkruan Gazeta Fjala.

Serbisë t’i vihen sanksione

E derisa institucionet e vendit përpiqeshin të gjejnë alternativë si ta ndalin trenin që ishte nisur nga Serbia me ikona fetare e mbishkrime në 21 gjuhë të botës se “Kosova ështt Serbi”, njohësit e ekonomisë dhe qytetarët apelonin për sanksione ekonomike.

Drejtori i Institutit për Studime Strategjike “Riinvest”, Lumir Abdixhiku është njëri nga ta.

“Ne mund të mos kontrollojmë gjithë veriun, por kontrollojmë gjithë pjesët tjera të vendit tonë. Kosova mund të bllokojë secilin mall tjetër që vjen këndej. Kosova mund t’i shkaktojë humbje milionëshe në ditë Serbisë. Po e përsëris, Kosova duhet t’i vendosë SANKSIONE Serbisë. Kaq duhet për fillim. Kaq muskuj mund të tregojmë”, ka shkruar ai.

Njëjtë kanë kërkuar edhe përfaqësues tjerë të shoqërisë civile sipas të cilëve që nga paslufta Kosova ka blerë mbi 5 miliardë euro mallra nga Serbia ndërsa ka eksportuar shumëfish më pak.

Ata janë të shqetësuar se kosovarët po i injorojnë produktet “made in Kosova”.

Ndonëse Kosova njihet me prodhimin e produkteve të patates të cilat madje ajo i eksporton në vendet tjera sipas të dhënave nga dogana rreth 1 milion kilogramë patate futen nga Serbia në vit.

Qepë, presh, hudhra, qepë të njoma dhe zarzavate të tjera djegëse, të freskëta apo të ftohta vijnë po ashtu nga Serbia në Kosovë.

Gjithashtu edhe mollë, dardhë dhe ftonj, të freskëta kanë hyrë vjet për gjashtë muaj në sasinë e rreth 62 mijë kilogramëve, shkruan Gazeta Fjala.

Me këto produkte të Kosovës ushqehen serbët

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...