Tregtia me nuse nga Shqipëria: Mendojnë se po shkojnë në Kosovë, shiten për 500 euro në Maqedoni (Video)

PUBLIKUAR

Në fshatin Kosovë të Maqedonisë, kohëve të fundit po realizohen shumë martesa të përziera me nuse nga Shqipëria.

Për të marr një nuse, maqedonasit e këtij fshati paguajnë nga 500 deri në 1000 euro.

Por, edhe komuna e Makendonksi Brodit për çdo nuse nga Shqipëria heq shpenzimet e martesës.

Vajzat nga Shqipëria ndihen të mashtruara nga kontrabanduesit dhe kanë menduar se do të martohen në shtetin e Kosovës.

Në Shqipëri nuk kanë lidhje se ku dhe për kënd janë martuar vajzat. Raportohet se mbi 500 vajza janë martuar nga Shqipëria në Maqedoni, vetëm në 10 vjetët e fundit, në fshatra shumë të varfra. /RTV21/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...