Tre vite burgim ndaj N.B për veprën penale vrasje në tentativë

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 03.03.2017, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit N.B, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,.

“Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, ndaj të akuzuarit N.B për veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vite.

I pandehuri N.B, akuzohet se gjatë vitit 2015, në Ferizaj me dashje ka tentuar të vras të dëmtuarin E.B, për shkak të një shume të parave borxh i më hershëm prej 5.000 euro, me ç’rast i pandehuri në parkingun e veturës afër një marketi në Ferizaj, ka pritur të dëmtuarin të cilin më pas e ka goditur me thikë – mjetë i rrezikshëm, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin për media.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...