Tre shoferë në Ferizaj gjobiten dhe iu merret patenta

PUBLIKUAR

Policia e Ferizajt mbrëmë ka ndaluar tre shoferë të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit dhe kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet B.A (28 vjeçar) i shqiptoi gjobë 500 euro, 3 pikë negative dhe 1 vit heqje të patentë shoferit për kundërvajtjen “Ngasje nën ndikimin e alkoolit”.

Shoferit D.L (32 vjeçar) i shqiptoi një gjobë 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj heqje të patentë shoferit për kundërvajtjen e njëjtë, ndërsa ndaj shoferit të tretë me inicialet E.S (28 vjeçar) policia shqiptoi gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe 1 vit heqje të patentë shoferit për kundërvajtjen “Tejkalim të shpejtësisë” ku në zonën e kufizimit 50 km/h voziti 127 km/h.

Të tre shoferët në tërësi i pranuan kundërvajtjet e shkaktuara.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë Ligjin e Komunikacionit Rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe të respektojnë kufizimin e shpejtësinë e lëvizjes.

 

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...