Tre persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

PUBLIKUAR

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes tri veturave në fshatin Mazgit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Një lexues i Gazetës Express tha se nga ky aksident u krijuan kolona të gjata në magjistrale.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40.

“Sot rreth orës 17:40 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë (fshati Mazgit), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...