Tre muaj pas vrasjes së Ivanoviqit, shfaqen grafite në Mitrovicë (FOTO)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Kanë kaluar tre muaj që nga vrasja e udhëheqësit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq, transmeton “Zeri.info”.

Në Mitrovicë në disa ndërtesa janë shfaqur grafite me portretin e Ivanoviqit, si një lloj paralajmërimi për prokurorinë që ende nuk ka të dyshuar për vrasjen e tij.

Ivanoviq u vra më 16 janar përpara selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Ai u varros në Beograd dhe fajtorët ende nuk janë gjetur, raporton B92, transmeton zeri.info

Iniciativa Qytetare SDP gjithashtu rikujtoi se kanë kaluar tre muaj që nga vrasja e udhëheqësit të tyre Oliver Ivanoviq dhe se hetimi ende nuk ka dhënë ndonjë rezultat.

Ata thanë se pyesin çdo ditë organet kompetente se “kush e vrau Oliver Ivanoviqin, por nuk ka përgjigje, dhe nuk ka të dyshuar, as të ndaluar”, përcjell “Zeri.info”.

“Rastin Ivanoviq e mori Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila nganjëherë deklaron vetëm se janë duke punuar intensivisht në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit. Dhe çfarë po bëhet kur nuk ka rezultat, le të themi asgjë,” thuhet në deklaratë.

Kjo Iniciativë Qytetare nesër do të fillojnë me peticionin në zonën e këmbësorëve ose rrugën e Sutjeskës, ku u vra Ivanoviq, të merr emrin e tij./Zeri

Image

Image

Image

Image

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...