Tre lojtarë kyçë të Kosovës në dyshim për ndeshjen me Çekinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Tre lojtarë të Kosovës, përfshirë sulmuesin kryesor Vedat Muriqin, janë në dyshim për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 kundër Republikës së Çekisë të enjten, ka konfirmuar trajneri i Kombëtares verdhekaltër, Bernard Challandes.

Vedat Muriqi, Herolind Shala dhe Leart Paqarada janë duke u përballur me lëndime jo serioze, prandaj nuk dihet sigurt nëse do të jetë të gatshëm për ndeshjen e së enjtes, ka zbuluar Challandes të hënën në një konferencë për media në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi Muriqi ndjeu një shqetësim në kyçin e këmbës në fitoren 3:2 të Fenerbahçes kundër Kasimpasa, në të cilën i shënoi dy gola dhe luajti 90 minuta.

“Vedat Muriqi ka luajtur në Rizespor, por e tregoi nivelin e tij edhe në Fenerbahçe. Ka pasur ndikim pozitiv transferimi i tij te Feneri. Jemi të kënaqur me zhvillimin e tij. Ai është paksa i lënduar, po flasim me të. Ka dhimbje, por është më mirë. Shpresojmë që deri të enjten të jetë OK.

Ai foli edhe për mesfushorin Shala dhe mbrojtësin e majtë Paqarada.

“E kemi një problem me Shalën, ta shohim nëse do të jetë gati, do ta shohim situatën. Ai dëshiron të luajë dhe të shohim. Edhe Paqarada është lënduar, por sot nuk do të ushtrojë, do të pushojë, kështu ka kërkuar klubi i tij. Do ta shohim nesër se si do të reagojë. Me të tjerët jemi OK, nuk ka probleme”, shtoi Challandes. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...