Tre kosovarë dhe një gjerman akuzohen për trafikim refugjatësh

PUBLIKUAR

Në kuadër të një dite gjithevropiane  të aksionit për luftimin e trafikimit, në mëngjesin e sotëm policët federalë kanë bërë bastisjen e tri banesave në Mannheim dhe një banese në Bad Birnabach, shkruan ots.

Me këtë rast janë arrestuar tre shtetas kosovarë dhe një shtetas gjerman se që nga viti 2013 kanë bërë kontrabandimimin e refugjatëve në “rrugën ballkanike” nga Hungaria nëpër Austri për në Gjermani, duke përdorur vetura me qira, përcjell albinfo.ch.

Një numër transportesh që kanë bërë është arritur të faktohen.

Nga bastisjet që janë bërë është gjetur dhe konfiskuar material i bollshëm që dëshmon përfshirjen e personave në fjalë. Vlerësimi i materialit në fjalë dhe hetimet e mëtejme janë duke rrjedhur, thuhet në një komunikatë të përbashkët shtypi të prokurorisë publike të Mannhaim-it dhe Inspektoratit federal për luftimin e kriminalitetit, në Shtutgart.

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...