Tre gjigantët e Premierligës pas yllit të Serisë A

PUBLIKUAR

Manchester City, Liverpooli dhe Tottenham janë vënë pas mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, raporton Mirror.

Sipas tabloidit britanik, City, Liverpool dhe Tottenham dërguan skautë për ta vëzhguar mesfushorin serb në fitoren e Lazios 4-1 ndaj Geonas të dielën e kaluar, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë, Lazio ende shpreson se mund ta bindë 23-vjeçarin të nënshkruajë kontratë të re afatgjate me klubin nga kryeqyteti italian.Megjithatë, kjo do të jetë detyrë e vështirë duke parë interesimin e madh të gjigantëve nga Anglia, që janë në gjendje të shpenzojnë shuma të larta parash për të.

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...