Tre futbollistët që i kishte transferuar te Man United, Mourinho tani i dëshiron te Roma

PUBLIKUAR

Jose Mourinho raportohet se është duke kërkuar transferimin e tre futbollistëve të Manchester Unitedit.

Sipas “Corriere dello Sport”, trajneri portugez e dëshiron ribashkimin me Nemanja Maticin, Diogo Dalotin dhe Eric Baillyn, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori serb ka konfirmuar se do të largohet si lojtar i lirë nga “Old Trafford” gjatë afatit kalimtar të verës.

Kurse, Dalot ka kontratë të vlefshme me “Djajtë e Kuq” deri më 30 qershor 2023, teksa kontrata e Baillyt skadon më 30 qershor 2024.

Pavarësisht se kanë ende kontrata të vlefshme me Manchester Unitedin, e ardhmja e tyre është e pasigurt te skuadra angleze dhe nuk përjashtohet largimi i tyre.

Matic, Dalot dhe Bailly ishin tre prej futbollistëve që ishin transferuar te Manchester United gjatë kohës sa trajner ishte pikërisht Mourinho. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...