Transparenca dhe llogaridhënia këta armiqë të Imri Ahmetit!

PUBLIKUAR

Alban Salihu

Në zgjedhjet e 2013, qytetarët e dëshpëruar dhe të lodhur nga një qeverisje që ishte vënë në funksion të një grupi të caktuar e që kishte përjashtuar qytetarët nga vendimarrja, në ditën e zgjedhjeve ishin të bindur vetëm për një gjë, që të pamundësojnë vazhdimin e kësaj qeverisje. Zaten sic ndodh kur vendimet kanë si bazë motivuese dëshpërimin, qytetarët e Lipjanit nuk pyeten veten se cfarë po votonin. Por, ende pa përfunduar një vit nga zgjedhjet, ata kuptuan se kishin zgjedhur vetëm anën tjetër të keqqeverisjes të së njëjtës medalje.
Sikurse edhe më parë, qeverisjen aktuale, po e përcjellë mungesa e madhe e transparences, e llogaridhënies dhe e veprimeve të paligjshme. Prandaj, në kohen kur pas ndërrimit të Qeverisë Komunale, qytetarët kanë pritur një hapje të Komunës përballë qytetarëve, këta vetëm janë mbyllur edhe më shumë.
Mungesa e transparencës më së tepërmi vërehet në çështjet e prokurimit dhe të shpenzimeve të buxhetit. Ne si qytetarë, ta zëmë, nuk e dime se sa kontrata nën dhjetë mijë euro ka lidhur Komuna, kur dihet se këto kontrata bëhen pa shpallje publike, ku komuna mundet me ja dhënë kujtdo, e kur mundësia është e tillë, ne e dijmë se çka ndodhë. Natyrisht që kontrata dhe tenderi përfundon tek familjarët, militantët e partisë, apo edhe tek financuesit e fushatës parazgjedhore të Kryetarit. Po ashtu, raporti i shpenzimeve të buxhetit, tek shpenzimet për mallra e shërbime mungojnë qëllimisht përshkrimet se për çka konkretisht janë shpenzuar. Përmes kësaj Kryetari dhe kabineti i tij përpiqen që të fshehin se sa kanë shpenzuar për dreka e darka, sa për telefona e për derivate.
Përtej kësaj, çështjet e punësimeve janë skandaloze, përveçse kriminale e të paligjshme. Mënyra se si kanë punësuar njerëzit e tyre në arsim, shëndetësi, dhe në regjistrimin e tokave bujqësore, kudo janë familjarë të njerzëve të pushtetit, e në raste tjera militantë të partive të tyre. Te regjistrimi i tokave bujqësore janë pranuar njerëz që nuk dijnë mirë as shkrim e lexim, e janë lën jashtë aplikant me fakulltet të përfunduar. Përmes këtyre veprimeve, këta perveç që na e kanë shkaterruar të tashmen, po na e vrasin edhe të ardhmën.
Në anën tjetër, vërehet një tendencë e tmerrshme për me heshtë çdo zë kundërshtues dhe kritik. Kjo behet përmes shantazheve, kërcnimeve e shume shpesh edhe përmes punësimit të personave që kundershtojnë, me kusht që të blihet heshtja e tyra.
Kemi disa raste kur edhe për shpërndarjen e disa fotove nëpër rrjete sociale, njerëzit kanë marrë kërcënime. Pra këta edhe rrjetet sociale po na i kontrollojnë. Kështu bënin vetëm regjimet totalitare dhe diktatoriale. Por, sado që qeverisja aktuale do ta dëshironte një gjendje që përveç tyre nuk fletë askush për çështje publike dhe se dehja e pushtetit ju ka krijuar iluzionin e fuqisë për të shtypur çdo gjë e çdokë, gabohen, ngase asnjëherë nuk do të arrijnë të ndalojnë zërat që kërkojnë një qeverisje të drejtë, të pakorruptuar dhe që i trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.
Çuditërisht, kur kemi pritur që komuna të hapet, këta e kanë mbyllur edhe më shumë. Sot, kemi një kryetar Komune që nuk lëvizë asnjë hap pa truprojën e tij. Asnjë hap pa truproje! Një ditë më rastisi që të shoh një video ne Youtube, ku gjatë festimit të fitores në zgjedhjet e fundit, kryetari, në fshatin Janjevë ju bashkua vallës me të tjerët. Edhe gjatë vallëzimit truproja i tij i qëndronte ngjitur, duke ja pamundesuar vallezimin edhe ashtu të shëmtuar. Paramendojeni, sa keq duhet me i pasë punët një Komunë dhe qytetarët e saj, kur njeriu më i rëndësishëm aty, është truporoja i Kryetarit. Prej kujt po mbrohet kryetari? Prej qytetarëve? Mbase me të drejtë! Por, ai sërish harron se nuk ka masa sigurie që të mbrojnë prej qytetarëve, përveç punës së ndershme dhe në interes të popullit.

(Autori është nëtar i grupit punues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!- Qendra në Lipjan)

SHIKO MË SHUMË

Gjuajtje me armë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar gjuajtje me armë zjarri, sipas dëshmitarit m/k,...

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...