Transformimi i pabesueshëm i Belen Rodriguez, akuzohet për ndërhyrje

PUBLIKUAR

Belen Rodriguez është një nga personazhet e njohura femërore të botës showbiz dhe gjithnjë kur flitet për të, interesi është i lartë. Por duket se orët e fundit mediat në Itali kanë patur shumë punë me të, pasi argjentinasja ka zbuluar shumë nga e shkuara e saj.

Një set fotosh kur Belen ishte ende 16 vjeç ka bërë që të shpërthejnë shumë komente në rrjetet sociale, e më pas të shtyra edhe në mediat rozë. Komentet janë të ndara në dy pjesë, ku shumë e vlerësojnë bukurinë e saj edhe kur ishte ende adoleshente, ndërsa të tjerët kritikojnë ndërhyrjet e shumta që ka bërë në trup, veçanërisht në gjoks.

“As buzëqeshjen nuk e ka të sajën”, “Nëse shkon te kirurgu është sepse nuk të pëlqen ajo që je dhe bëhesh ajo që do të jesh”, janë disa prej komenteve në rrjetet sociale.

Në fakt, fotografitë tregojnë një ndryshim të madh të argjentinases kur ishte vetëm 16 vjeç dhe tani që ajo ka kaluar 33. Por gjithsesi, Belen mbetet gjithnjë tërheqëse./TCH/

SHIKO MË SHUMË

Santiana publikon foto me nënën e saj, mbishkrimi kaq emocionues (Foto)

Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës...

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...