Transferimi i të dënuarve nga Danimarka, Qeveria e pyet Presidenten

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin që t’i kërkohet presidentes Vjosa Osmani autorizimi për transferimin e të dënuarve nga Danimarka në Kosovë. Kosova do të pranoj 300 të dënuar në Danimarkë të cilët do të vendosen në njërin nga burgjet e Kosovës.

“Është miratuar vendimi për t’i kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës që të japë autorizimin për Ministren e Drejtësisë, për nënshkrim të Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve për të burgosurit danez”, thuhet në njoftimin e qeverisë për mediat.

Në këmbim të 210 milionë eurove, Kosova pranoi që t’i lëshojë qeli burgu me qira Danimarkës, për dhjetë vitet e ardhshme.

Marrëveshja për 300 qeli burgu, u nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar në Prishtinë nga ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Hakkerup dhe ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu.

Të burgosurit e Danimarkës pritet të arrijnë në Kosovë në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Transferi i tyre do të bëhet me Aeroplan dhe procesi do të realizohet e mbikëqyret nga Danimarka.

Të dënuarit kanë profile të ndryshme kriminale, ndërsa disa kategori të veprave penale si më të rrezikshme apo të ndjeshme, thonë se janë përjashtuar nga transferi.

Në Burgun e Gjilanit do të bëhen edhe renovime për ta përshtatur objektin sipas rregullave dhe standardeve në burgjet daneze.

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon rreth 1 kg ar gjatë kontrolleve në argjendaritë e Prishtinës

Dogana e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për luftimin e kontrabandës, parandalimin...

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...