Transferimi i parë i Interit mbërrin në Itali

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Racing Club, Lautaro Martinez, pritet të mbërrijë në Itali sot, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore të nesërmen.

Interi gjeti marrëveshje me Racing për sulmuesin argjentinas shumë kohë më parë, megjithëse marrëveshja ende nuk është kompletuar zyrtarisht, transmeton Gazeta Express.

Në fillim të këtij muaji, agjenti i Martinez konfirmoi se ata thjesht po prisnin të fluturonin drejt Italisë. Gazzetta dello Sport raporton se Martinez do të mbërrijë në Itali sot.

Martinez duke u nisur drejt Italisë

Testeve mjekësore do t’iu nënshtrohet nesër para se të kthehet në Argjentinë përsëri. Ai do t’i bashkohet skuadrës së Luciano Spallettit në korrik. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...