Trajnime për personat e papunë me dëgjim dhe shikim të dëmtuar

PUBLIKUAR

Agjencia për punësim së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale organizon trajnime për persona të papunë me dëgjim dhe shikim të dëmtuar për profile të cilat janë deficitare në tregun e punës, ndërsa me të cilat do të përfshihen 100 persona, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Drejtoresha e Qendrës për punësim e Qytetit të Shkupit, Sllobodanka Aleksovska tha se trajnimet organizohen me qëllim që këta persona të papunë më lehtë të kyçen në tregun e punës, si dhe të fitojnë njohuri dhe aftëi të caktuara të cilat më vonë do t’u shërbejnë që të punësohen apo të hapin biznesin e tyre.

‘Trajnimet zbatohen në periudhë prej katër muajve dhe ndahen në pjesën teorike dhe praktike. Personat gjatë trajnimit fitojnë nga 8 mijë denarë si kompensim në të cilin është përfshirë edhe sigurimi për lëndim në vendin e punës’, tha Aleksovska.

Trajnimet tashmë kanë filluar, siç janë trajnimet për instalues uji për persona me dëgjim të dëmtuar për masazhues për personat me shikim të dëmtuar, ndërsa pasi t’i përfundojnë personat do të mund të mbështeten shtesë me ndihmë financiare të pakthyeshme përmes programit për hapjen e biznesit personal të dedikuar për persona me nevoja të veçanta.

Trajnimet e para të cilat zbatohen në Qendrën për arsimim dhe rehabilitm ‘Partenie Zografski’ në Shkup përfshijnë nëntë persona nga e tërë Maqedonia.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...