Trajneri PSG-së: Do ta ndihmojmë Neymarin ta fitojë “Topin e Artë”

PUBLIKUAR

Unai Emery beson se Neymari mund të bëhet më i miri në botë te PSG-ja.

Neymari u transferua nga Barcelona te Paris Saint Germain për 222 milionë euro.

Të shumtë janë ata që kanë kritikuar këtë vendim të brazilianit, por arsyeja e vërtetë duket se është “Topi i Artë”, çmim që vështirë se mund ta kishte fituar te Barcelona në skuadër me Lionel Messin.

Se Neymari ëndërron ta fitojë “Topin e Artë”, tani një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri i PSG-së, Unei Emery, i cili do ta ndihmojë me kënaqësi për të arritur diçka të tillë.

“Neymar është lojtar i shkëlqyer, një ndër më të mirët në botë”, tha Emery.

“Pavarësisht kësaj, ai sillet normal me të tjerët në dhomat e zhveshjes dhe kur ushtron. Të gjithë lojtarët tjerë janë të shkëlqyer dhe janë të lumtur që një lojtar si Neymar gjendet në PSG. Është diçka që të gjithë e donim”, shtoi ai.

“Duam të rritemi me Neymarin dhe ta ndihmojmë që të bëhet më i miri në botë. Ne do të punojmë për të, ai do të sjellë gjëra pozitive për ne – së bashku mund të bëhemi skuadër e shkëlqyer”, deklaroi mes tjerash Emery.

Neymar debutoi me gol te PSG-ja javën e kaluar, i cili edhe asistoi në fitoren prej 3:0 ndaj Guingamp. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...