Trajneri i Suedisë: Nëse Ibrahimovic dëshiron të vijë në Botëror, lë të më telefonojë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohet me thikë një person në Llugaxhi

 Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë-të mitur, pasi...

Raportohet edhe një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është shoqëruar  i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Trajneri i ekipit kombëtar të Suedisë, Janne Andersson, ka thënë se sulmuesi i pensionuar nga Kombëtarja, Zlatan Ibrahimovic, duhet t’i telefonojë atij për t’u ulur dhe diskutuar mundësinë e kthimit të tij dhe pjesëmarrjes në Kupën e Botës që zhvillohet këtë verë në Rusi.

Deklarata e Andersson vjen pas komenteve të fundit të Ibrahimovicit, i cili tha se do të shkojë në Kupën e Botës, duke mos specifikuar se në çfarë mënyre, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse komentet e sulmuesit të LA Galaxy në emisionin e Jimmy Kimmel mund të mos jenë tregues i qartë i përfshirjes së tij në Botërorin në Rusi, Ibrahimovic sigurisht që ka shfaqur interesim për ta përfaqësuar Suedinë përsëri.

Tani, golashënuesit veteran do t’i duhet ta kapë telefonin dhe t’i telefonojë trajnerit të Suedisë Andersson, sipas këtij të fundit.

“Ai mund ta bëjë. Por, nëse e ndryshon mendjen, më kontakton dhe më thotë ‘po, dua të jem pjesë e saj [Kupës së Botës]’, atëherë do të ulemi dhe të diskutojmë se çfarë do të thoshte kjo, sesi luajmë këto ditë e kështu. Por, e gjitha është spekulim”, ka thënë Andersson.

“Nuk e di [nëse ai ende përshtatët në ekip]. Ama, nuk është që mendoj për këtë gjë. I marr gjërat ashtu siç janë. Nëse dëshiron të jesh pjesë e saj, duhet të më telefonosh. E thjeshtë”, shtoi ai.

Ibrahimovic, 36-vjeçar, u pensionua nga Kombëtarja pas Kampionatit Evropian më 2016. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...