Trajneri i Suedisë: Mos flisni për Ibrahimovicin, kemi lojtarë të mëdhenj në skuadër

PUBLIKUAR

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson, i ka injoruar pyetjet rreth Zlatan Ibrahimovicit për rikthimin e tij të mundshëm në kombëtare pas kualifikimit në Kupën e Botës.

Suedia e eliminoi Italinë për ta siguruar pjesëmarrjen në ngjarjen më të madhe të futbollit me rezultat të përgjithshëm prej 1-0 në dy ndeshjet e “play-off”, transmeton Express.

Ndërkohë, sulmuesi i Manchester United u pensionua nga kombëtarja suedeze pas Kampionatit Evropian 2016, por tani janë duke qarkulluar thashetheme se Ibra mund të rikthehet në kombëtare për të luajtur në Kupën e Botës në Rusi vetën e ardhshme.

“Kjo është e jashtëzakonshme! Ky lojtar [Ibrahimovic] nuk luan me ne që një vit e gjysmë dhe ne ende flasim për të”, ka thënë Andersson pas ndeshjes me Italinë.

“Ne duhet të flasim për lojtarët e mëdhenj që i kemi në ekip. Kemi heronj sonte. Jam paksa i prekur but natyrisht shumë i lumtur me rezultatin”, ka shtuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...