Trajneri i Rumanisë e komenton fitoren e mbrëmshme me Kosovën, flet edhe për skandalin e tifozëve

PUBLIKUAR

Edi Iordanescu, selektor i Rumanisë, e ka komentuar fitoren e mbrëmshme ndaj Kombëtares së Kosovës me rezultat 2:0, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

“Dardanët” u dorëzuan përballë rumunëve, në një ndeshje ku përjetuan gjithçka, duke u nisur nga provokimet skandaloze të tifozëve me pankarta e thirrje, për të vazhduar më pas me kartonin e kuq të Vedat Muriqit dhe me penalltinë e pritur nga Aro Muriç.

Trajneri rumun e konsideron këtë si një fitore të madhe, e cila e afron ekipin e tij me kualifikim në Kampionat Evropian, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për incidentin që ndodhi në fillim të lojës, i cili bëri që ajo të ndërpritej për pak më pak se një orë.

“Përgëzime për djemtë, ishin të shkëlqyer. Kanë shfaqur karakter, personalitet. Kanë treguar se mund të kalojnë momentet e vështira. Ajo që ndodhë rreth përfaqësueses nuk mund të kalohet lehtë. Kemi djem me karakter, me zemër të madhe dhe me vlera. Morëm fitore të merituar dhe po vazhdojmë para me besim”, u shpreh fillimisht trajneri rumun pas lojës.

Ai i druhet një dënimi eventual që mund t’ia japin UEFA e FIFA Rumanisë për skandalin që ndodhi mbrëmë në “National Arena” të Bukureshtit.

“Natyrisht se nuk e kemi dashur atë, të humbim ndeshjen. Të humbim kualifikimin në tavolinë nuk do të ishte në rregull. Ka tifozë që na kanë përkrahur vazhdimisht dhe kërkoj prej tyre nga thellësia e zemrës të vazhdojnë para dhe të fokusohen në përkrahjen e ekipit nacional”, përfundoi Iordanescu. /Gazeta Express/

LAJME TË TJERA

Kurti publikon foto nga Berna, tregon frazën interesante që ia ka thënë presidenti zviceran

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër. Ai...

Shpërthimet në veri, Hovenier: I tronditur, autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas shpërthimeve në veri të...

Prishtinë: Arrestohet 44-vjeçari për shitblerje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin 44-vjeçar, i cili merrej me trafikim...

Jasharaj: Jemi kundër testimit me shkrim për mësimdhënësit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj ka thënë...

SHIKO MË SHUMË

Julian Draxler zyrtarizohet te Al-Ahli

Al-Alhi ka kompletuar transferimin e Julian Draxler nga Paris Saint-Germaini. Klubi nga Katari zyrtarizoi sot...

Interi deklason Milanin në derbin e qytetit

Interi ka treguar formë shumë më të lartë se AC Milan në Derbin Della...

Kosova fiton ndaj Marokut në Lojërat Mesdhetare në Rërë

Ekipi i djemve të Kosovës i volejbollit në rërë shënoi fitore 2:1 në sete...