Trajneri i RB Leipzig: Gjyqtari donte autograf nga Neymari

PUBLIKUAR

Trajneri i RB Leipzig, Jesse Marsch, e ka akuzuar gjyqtarin Andreas Ekberg se dëshironte autograf nga ylli i Paris Staint-Germain, Neymar, pas barazimit 2:2 mes dy ekipeve të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Marsch u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë të ndeshjes, për shkak të protestave të zhurmshme ndaj vendimeve të Ekbergut, raporton Gazeta Express.

Leipzig kaloi në epërsi herët në ndeshje, para se PSG-ja të reagonte me dy gola nga Gini Ëijnaldum. Por Dominik Szoboszlai shënoi nga penalltia në kohën shtesë për t’ia siguruar një pikë ekipit gjerman.

Duke folur pas ndeshjes, Marsch tha: “E kam një përshtypje se gjyqtarët vendosin në favor të ekipeve të mëdha në vend të të voglave”.

“Është e vështirë ta fitosh respektin e gjyqtarëve. U duk sikur gjyqtari dëshironte autograf nga Neymari”, shtoi ai.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...