Trajneri i PSG-së: Neymarin e shesim vetëm pasi ta kemi gjetur zëvendësuesin e tij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, nuk e ka mbajtur aspak të fshehtë faktin se Neymar është shumë pranë largimit nga klubi këtë verë. E vetmja gjë që po e mban atë ende në Paris është mungesa e një zëvendësuesi të tij.

Pa humbjes habitëse të PSG-së 2:1 kundër Rennes në League 1 të dielën, trajneri gjerman këmbënguli se anësori brazilian Neymar nuk mund të largohet para se klubi ta sjellë një zëvendësues, transmeton Gazeta Express.

“Ne nuk mund ta humbasim Neymarin pa e zëvendësuar”, tha Tuchel pas ndeshjes.

“Nëse e mbajmë atë, atëherë në skuadër e kemi një lojtar fitues në situatat një kundër një dhe kjo është gjë e nevojshme”, shtoi ai.

“Asgjë nuk ka ndryshuar rreth situatës së Neymarit. Tregu është ende i hapur, por kjo situatë nuk do të rregullohet sot apo nesër (sepse) gjërat ende nuk janë në vendin e vet”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...