Trajneri i PSG-së: Na ndihmoi mungesa e Neymarit dhe Mbappes

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Është e vështirë të besohet se mungesa e tre lojtarëve, të cilësisë së Neymarit, Kylian Mbappen dhe Edinson Cavanit, mund t’i ndihmojë skuadrës ta fitojë një ndeshje, mirëpo ky ishte pikërisht argumenti i Thomas Tuchelit pas disfatës 3:0 të Paris Saint-Germainit kundër Real Madridit të mërkurën.

Neymari mungoi për shkak se është i suspenduar për dy ndeshje në Ligën e Kampionëve, përderisa Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani munguan shkaku i lëndimeve. Përkundër këtyre mungesave, francezët e nisën me një fitore të madhe edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Përkundër që tre ndër sulmuesit më të njohur në botë nuk luajtën, por e shikuan ndeshjes, skuadra e Tuchelit nuk pati probleme. Angel Di Maria e goditi ish-klubin e tij me dy gola, para se Thomas Meunier ta shënonte edhe një gol të tretë në kohën shtesë. Në anën tjetër, Real Madridi nuk e pati asnjë goditje brenda kuadratit të portës, përveç dy golave të anuluar për parregullsi.

Dhe Tuchel pretendoi pas ndeshjes se mungesa e yjeve të skuadrës së tij mund të ketë qenë një favor i madh për pjesën tjetër të skuadrës së PSG-së, pasi që pritshmëritë ishin më të vogla dhe lojtarët luajtën me më shumë liri kundër “Los Blancos”.

“Ndoshta mungesa e Cavanit, Neymarit dhe Mbappes i ndihmoi skuadrës. Ndoshta presioni ishte më i vogël sepse të gjithë po mendonin se si mund të fitonim pa ata tre lojtarë”, tha Tuchel në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Kjo mund të ndihmojë sepse ne nuk ishim favoritë pa Neymarin, Mbappen dhe Cavanin. Kjo mund ta ketë larguar presionin mbi futbollistët”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...