Trajneri i Portugalisë: Është e qartë se Ronaldo është më i miri në botë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

rajneri i ekipit kombëtar të Portugalisë, Fernando Santos, beson se paraqitja e mbrëmshme e Cristiano Ronaldos, që i shënoi katër gola, është dëshmi e qartë se ai është futbollisti më i mirë në botë.

Cristiano Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në histori të kualifikimeve për Kampionatin Evropian me 25 gola, pasi shënoi katër herë në fitoren 5:1 të Portugalisë kundër Lituanisë, transmeton Gazeta Express.

Ylli 34-vjeçar ishte i pandalshëm në ndeshje kualifikuese për EURO 2020 të Grupit B në Vilnius, ku ai e festoi het-trikun e tij të tetë për Portugalisë, përderisa edhe e arriti shifrën prej 93 golash me Kombëtaren.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, krahasohet vazhdimisht me pesë-herë fituesin tjetër të Topit të Artë, Lionel Messin, në debatin se cili është futbollisti më i mirë në botë. Mirëpo, për trajnerin e Portugalisë përgjigja në këtë pyetje është e qartë.

“Kjo është dëshmia e qartë dhe e pakthyeshme  se ai është futbollisti më i mirë në botë”, tha Santos, pas ndeshjes kundër Lituanisë.

“Nuk ka asnjë stadium në botë ku nuk duartrokitet Ronaldo. Ne shkuam në Paris në ndeshjen time të parë dhe hoteli në Francë ishte përballë rrugës. Kishte me mijëra njerëz para derës sonë”.

“Mendoj se është e çuditshme kur ai nuk shënon. Ata thonë se karriera e tij po merr fund… asgjë nuk po merr fund.  Duhet të jesh i kujdesshëm sepse nuk merr fund asnjëherë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...