Maurizio Sarri, trajneri i Napolit, ka kërkuar nga Diego Maradona që t’ua mbajë lojtarëve napolitan një fjalim para ndeshjes me Real Madridin, e cila luhet sonte në “Santiago Bernabeu”
“Do të ishte mirë nëse Maradona do të mbante një fjalim para lojës,” tha Sarri në një konferencë për shtyp para ndeshjes.
“Kjo do të ndihmojë lojtarët tanë, shpresojmë se ai ka kohë për ta bërë këtë.”, ka theksuar strategu italian.
Maradona do të jetë sonte në “Santiago Bernabeu” për ta par ndeshjen mes Realit dhe Napolit, klubit ku ka luajtur gjatë karrierës. /Express/


