Trajneri i Milanit: Lazion e mposhtëm, tani radhën e ka Juventusi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se skuadra e tij është tashmë duke menduar dhe duke u përgatitur për ta mposhtur Juventusin, menjëherë pasi e dha një goditje të fuqishme Lazios duke e mundur 3:0.

Milani po vinte nga një barazim befasues 2:2 me SPAL-in në mesjavë, por e mori veten dukshëm dhe e mbizotëroi plotësisht Lazios në Stadiumin Olimpik të Romës, falë golave nga Hkan Calhanoglu, Zlatan Ibrahimovic dhe Ante Rebic, transmeton Gazeta Express.

“Ekipi luajti shumë mirë dhe jemi të kënaqur me fitoren, por me një orar kaq të ngjeshur, tani po mendojmë për Juventusin”, tha Pioli për DAZN.

Milani është në kërkim të një vendi në Ligën e Evropës dhe është në pozitë të mirë për ta arritur atë.

“Ne e dimë pozitën tonë në renditje dhe duhet të vazhdojmë përpara kështu. Kjo do të jetë ndeshja e katërt kundër Juventusit këtë sezon. Juve është rritur javëve të fundit, por edhe ne gjithashtu”, shtoi ai

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...